Posta e Kosovës do të shpërndajë faturat e tatimit në pronë në Podujevë

PodujevëPostuar: 14:52 / 18.01.2019

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur sot në takim Sejdi Hoxhën- kryeshef ekzekutiv i Postës së Kosovës.

Në takimin e sotëm Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe drejtori ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha janë dakorduar që Komuna e Podujevës dhe Posta e Kosovës të nëshkruajnë kontratën për shpërndarjen e faturave të tatimit në pronë, përcjell InfoKomuna.

Sipas kësaj kontrate kryerësi i shërbimeve, Posta e Kosovës do të bëjë printimin, zarfimin dhe shpërndarjen e dërgesave postare (faturave mbi tatimin në pronë të obliguesve tatimorë) në adresat e destinimit.

Në bazë të kontratës njëvjeçare Posta e Kosovës siguron të dhënat për obliguesit tatimorë për Komunën nga departamenti përkatës i Ministrisë së Financave, me të gjitha shënimet bazë të të gjithë obliguesve tatimorë, për të cilët duhet të përgatiten faturat për tatim në pronë dhe të shpërndahen te kryerësi i shërbimeve. /InfoKomuna/