Prezantohen praktikat e mira në kultivimin e pemëve të imëta në Podujevë

PodujevëPostuar: 15:03 / 21.02.2018

Në Podujevë sot u mbajt prezantimi “Praktikat e mira bujqësore në kultivimin e pemëve të imëta”, i cili u organizua nga shoqata “Mjedra e Llapit”.

Në prezantimin i cili u mbajt sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Podujevës, e ku ishte i pranishëm edhe drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZhR),Vezir Januzi, morën pjesë fermerë dhe kultivues të pemëve të imëta, raporton InfoKomuna.

Ndërsa prezantimi, në fokus kishte ofrimin e praktikave për gratë, të cilat merren me kultivimin e pemëve të imta.

Në emër të DBPZhR, drejtori Januzi, i informoi fermerët me planet e Komunës së Podujevës për mbështetje të sektorit të bujqësisë, duke vlerësuar këtë sektor ndër më të rëndësishmit për zhvillimin e gjithëmbarshëm në komunën tonë.

Ndërsa, ligjëruesi Kujtim Lepaja, i informoi të pranishmit dhe ndau me ta praktikat më të mira të punës në kultivimin e pemëve të imta.

Prezantimi i sotëm ka për qëllim që të rrisë interesimin e gruas në këtë sektor, si dhe t’i shoh praktikat bujqësore, te cilat janë përdorur deri me tani dhe ato te cilat duhet të përdoren që nga mbjellja e deri tek vjelja e tyre.

Prezantimi u organizua nga shoqata "Mjedra e Llapit" në bashkëpunim me Komunën e Podujevës dhe Shoqatën Nacionale "Mjedra e Kosovës". /InfoKomuna/