Prilli, muaj i regjistrimit falas për komunitetet RAE në Podujevë

PodujevëPostuar: 14:12 / 30.03.2018

Me qëllim të ushtrimit të së drejtës së regjistrimit të lindjeve për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian, inkurajohen këto komunitetet për ta kryer këtë obligim ligjor FALAS gjatë muajit prill, në zyrën e gjendjes civile në Podujevë.

Regjistrimi falas ka për qëllim promovimin e të drejtave themelore të komuniteteve RAE, e sidomos të drejtës së regjistrimit, si segmenti më i rëndësishëm për gjithëpërfshirjen e tyre në shoqërinë kosovare.

Në kuadër të kësaj fushate, krijohen edhe lehtësira dhe ofrohen informacione të plota dhe të nevojshme për regjistrimin e mëvonshëm të komuniteteve të cekura më lart. /InfoKomuna/