Qentë endacakë në një fshat të Podujevës, masakrojnë shpezët shtëpiake

PodujevëPostuar: 12:38 / 05.01.2021

Qytetarët e Komunës së Podujevës janë në hall të madh nga qentë endacakë, të cilët po vazhdojnë të jenë shqetësim për ta.

Në fshatin Obrançë të kësaj komune, qentë kanë masakruar pulat dhe shpezët tjera shtëpiake.


Rasti ka ndodhur në lagjen e Kastratëve në këtë fshat, teksa dëmi që i është shkaktuar është i madh.

Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihet se një livadh i tërë është mbushur nga shpezë të ngordhura.

Ndryshe, qytetarët e Podujevës janë në hall me llavat e qenve endacakë që sillen vërdallë rrugëve të qytetit. Ata kanë ‘pushtuar’ secilën rrugë, institucione arsimore, shëndetësore e parqe të qytetit tash e disa vite, por që në këtë drejtim ende s’është marrë diçka.

Edhe Asociacioni i Komunave e ka vlerësuar alarmante gjendjen me qentë endacakë./Llapi.info/