Qytetarët e Podujevës s’i përfillin masat kundër COVID-19

PodujevëPostuar: 11:13 / 11.04.2020

Qytetarët e Podujevës nuk duan t’ia dinë për masat e Qeverisë së Kosovës për të mos qëndruar nëpër parqe e sheshe gjatë kohës së pandemisë COVID19.

Edhe pse ka gati dy javë prejse Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ka marrë vendim për mbylljen e parqeve, qytetarë të shumtë gjatë ditës së enjte kanë qëndruar në parkun e paqes “Manchaster”, raporton KOHA.

Shumica kanë hyrë edhe brenda zonës së rrethuar me shirit nga Policia e Kosovës. Janë parë edhe grupe të rinjsh me gjëra ushqimore, mbase për të bërë piknik. Ata kanë hezituar të deklarohen për gazetën, por në kushtet anonimiteti kanë thënë se nuk janë të vetmit që po hyjnë në zonën e ndaluar. Sipas tyre, ka edhe plot të tjerë që janë duke qëndruar brenda në park. Janë arsyetuar se nuk mund të qëndrojnë tërë kohën në shtëpi dhe se nuk dinë ku ta kalojnë kohën pasi tash nuk mund as të punojnë.

“Ja me u rreh me të shpisë, ja me dalë”, ka thënë një i ri me humor. “Na libra nuk jemi që lexojmë, gazetat nuk i kemi lexuar as ma herët, kafet janë mshelë. Thamë hajt të dalim në park, ja me u tranu”.

A. Gashi, njëri nga frekuentuesit e parkut, ka thënë se nuk ka frikë se mund të preket me koronavirus gjatë qëndrimit në park. Edhe pse thotë se duhet kujdes, vetë ai nuk ka pasur as dorëza e as maskë për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Kur është pyetur për shkeljen e masave, ai është arsyetuar se del i vetëm në park.

“Dal çdo të dytën ditë. Jo nuk kemi frikë, ajo veç prej perenie vjen. Duhet me pasë pak kujdes, tjetër s’ka. Unë dal veç vetun, nuk dal me kallaballak, si të mos dilsh me kallaballak kurrë problem nuk kie. Në qoftë se del në kallabllak e kie problemin”, ka thënë ai.

Televizioni ka bërë përpjekje gjatë ditës të kontaktojë nënkryetarin e Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, por ai ka qenë i paqasshëm. Ndërkohë Policia e Kosovës nuk ka treguar se pse u lejohet qytetarëve qasja e papenguar në park. Në një përgjigje me shkrim zyrtarët policorë kanë thënë se janë duke ndërmarrë veprime të nevojshme me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.

PejëKomente: 0 Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës 12:20 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal në Pejë, mbajti sot takimin e radhës të rregullt, kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj, ku morën pjesë kryetari Gazmend Muhaxheri, Nënkryetarët, Drejtorët, mediat dhe qytetarët të interesuar, ku është debatuar për disa pika të rendit të ditës.