Reagon dega e PDK-së në Podujevë: Nuk kemi nevojë për koalicione me parti politike

PodujevëPostuar: 11:38 / 22.09.2017

Partia Demokratike e Kosovës dega në Podujevë ka reaguar ndaj një shkrimi që është bërë nga një portal në Podujevë, për gjoja se PDK do ta ndihmojë LDK në Podujevë në rast balotazhi në këtë komunë, transmeton PodujevaPRESS.com

Në reagimin e bërë nga shefi i shtabit zgjedhor Muhamet Latifi thuhet “e kuptojmë që është fushatë zgjedhore dhe dikush përpiqet të përfitoj politikisht edhe në forma të tilla provokative, por e vërteta është se ky është një spekulim gazetaresk, i cili synon të fus konfuzion te zgjedhësit në komunën tonë, dhe nuk prezenton asnjë të vërtetë”.

Ky është reagimi:

Reagim nga Shtabi zgjedhor i Partisë Demokratike të Kosovës – Dega në Podujevë – Shefi i Shtabit z. Muhamet Latifi

Datë: 21 Shtator 2017

Portali Llapi. info ka botuar sot një njoftim spekulativ, në të cilin thirret ne burime të paidentifikueme, se gjoja Partia Demokratike e Kosovës, në Podujevë do të hyjë në koalicion paszgjedhor me LDK-në.

E kuptojmë që është fushatë zgjedhore dhe dikush përpiqet të përfitoj politikisht edhe në forma të tilla provokative, por e vërteta është se ky është një spekulim gazetaresk, i cili synon të fus konfuzion te zgjedhësit në komunën tonë, dhe nuk prezenton asnjë të vërtetë.

Partia Demokratike e Kosovës ka hyrë në zgjedhjet e sivjetme lokale për t’i fituar ato dhe është e bindur që do t’i fitojë. Ajo është alternativa e vetme e cila ju ofron qytetarëve qeverisje te drejtë, transparente dhe në interesin e tyre.

Ne nuk ndiejmë nevojë për koalicione e as prapaskena në procesin zgjedhor e paszgjedhor në komunën tonë. Qytetari i komunës sonë do të vlersojë drejtë ofertën tonë dhe kandidatin tonë për të parin e komunës z. Hajredin Hyseni, që garanton një qeverisje të drejtë, transparente dhe të ndershme.

Ftojmë qytetarët që të mos ndikohen nga spekulimet e tilla, por të vazhdojnë me besimin e një lideri të pastërt e të përgjegjshëm në vendimmarrje, dhe të vazhdoj me mbështetjen në ofertën e Kryetarit z. Hyseni, që kurrë në as një rrethanë, nuk do të ndikohet dhe lejoj prapaskena të tilla. Ne jemi dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen që të jemi transparent me qytetarin dhe bashkarisht me ata do ta ndërtojmë qeverisjen e ardhshme të komunës, që do të jetë e tëra në funksion të tyre.

Me respekt!