Sulmon me shufër metalike burrin dhe vjehrrën, arrestohet një grua në Podujevë

PodujevëPostuar: 10:41 / 08.12.2017

Është arrestuar një grua në Podujevë me dyshimin se ka sulmuar me shufër metalike burrin dhe vjehrrën e saj, duke iu shkaktuar lëndime trupore.

Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës bën të ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:16.

“Është arrestuar e dyshuara pasi që e njëjta kishte sulmuar me një shufër metalike burrin dhe vjehrrën e saj. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.