Të enjten debati publik për propozim ndryshimet e Statutit të Komunës së Podujevës

PodujevëPostuar: 11:36 / 15.05.2018

Komuna e Podujevës njofton se të enjten (17 maj), nga ora 13:30, në sallën e Kuvendit të Komunës, mbahet debati publik për Propozim ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës së Podujevës.

"Me vendim të Kuvendit Komunal të Podujevës, Propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës së Podujevës është nxjerr në diskutim publik prej 24.04.2018 deri më 23.05.2018", thuhet në njoftim.

Për të parë dokumentin dhe detaje të tjera, klikoni KËTU