Theret me thikë një nxënës i shkollës fillore në Podujevë

PodujevëPostuar: 12:51 / 26.10.2017

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën një nxënës i shkollës fillore ka therur me thikë bashkëmoshatarin e tij.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në fshatin Lluga, të Podujevë “Raportohet se për arsye të panjohura i dyshuari mashkull K-Shqiptar -i mitur ka therur me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar-i mitur, që të dy nxënës në shkollë fillore. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.