Therje me thikë në Podujevë, një person në gjendje të rëndë

PodujevëPostuar: 10:51 / 05.02.2019

Një person është arrestuar në Podujevë të hënën, pasi kishte therur me thikë një person tjetër.

Viktima, si pasojë e lëndimeve të marra, është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku gjendja e tij shëndetësore sipas mjekut kujdestar është e rëndë, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Rasti ka ndodhur në rrugën “19 Qershori”.