Tre persona sulmuan rojën e pyllit në Podujevë

PodujevëPostuar: 13:21 / 18.05.2018

Gjatë ditës djeshme rreth orës 22:00 në fshatin Dobratin të komunës së Podujevës tre persona të dyshuar kanë sulmuar rojën e pyllit dhe i kanë grabitur armën.

Përmes një komunikate për media thuhet se “Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet policore të stacionit të Podujevës i janë përgjigjur rastit dhe kanë arrit të identifikojnë personat e dyshuar si dhe të sekuestrojnë armën e  cila i është grabitur rojës së pyllit”.

Rasti është proceduar më tej konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit, ndërkohë që hetuesit policor të stacionit te Podujevës po kryejnë procedurat e nevojshme policore.

GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.