Veliu: KEDS-i po e lë Podujevën pa rrymë

PodujevëPostuar: 13:39 / 23.03.2018

Kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu, përmes një deklarate për opinion ka akuzuar Kompaninë për Shpërndarje të Energjisë Elektrike (KEDS) se po e lë pa rrymë komunën që ai e udhëheq.

Ai ka theksuar se ndërprerja e energjisë elektrike është gjendje e papërballueshme për qytetarët, institucionet dhe bizneset në komunën e Podujevës, të cilat sipas tij, popësojnë.

Kjo është deklarata e tij:

"Ditëve të fundit qytetarët e Komunës së Podujevës janë duke u përballur me ndërprerje të energjisë elektrike pa ndonjë orar të caktuar dhe të pa paralajmëruara nga KEDS-i.

Ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike, dhe me orë të tëra, po e vështirësojnë jetën e qytetarëve në këto ditë të ftohta.

Pavarësisht çrregullimit drastik të furnizimit me energji elektrike KEDS-i nuk e ka parë të udhës të japë ndonjë informatë, apo sqarim.

Cilado qoftë arsyeja e ndërprerjeve të energjisë elektrike, kjo gjendje është e papërballueshme për qytetarët, institucionet (shkollat e ambulancat), por edhe bizneset në komunën e Podujevës, të cilat po pësojnë.

Kërkojmë nga KEDS-i që sa më parë të ndërmarrë masat e duhura për furnizimin e rregullt me energji elektrike në komunën e Podujevës, por edhe të ketë trajtim të barabartë për të gjithë konsumatorët, sepse është evidente se jo një të gjitha komunat ka ndërprerje-reduktime të energjisë elektrike.
" /InfoKomuna/

GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.