Vërshime edhe në Podujevë, fshati Dumosh i gjithi nën ujë

PodujevëPostuar: 11:35 / 11.01.2021

Reshjet e shiut, të përcjella edhe me borë, kanë shkaktuar vërshime dhe dëme në shumë pjesë të Kosovës.

Si pasojë e këtyre të reshurave, edhe fshati Dumosh i Podujevës është vërshuar nga uji.

Në pamjet që lexuesit i kanë dërguar në Llapi.info, shihet prezenca e madhe e ujit që ka përfshirë rrugë, livadhe, e që i njëjti ka arritur edhe deri tek pragjet e shtëpive.

Ndërkohë,  Situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vijoj edhe për këto pesë ditë të parashikimit. Në fushat barike do të ketë luhatje me tendencë të rritjes, derisa në fushat termike pritet rënie në të dy vlerat ekstreme. Reshjet e shiut dhe të borës nga sot do të jenë me intensitet më të dobësuar./Llapi.info

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...