Vetura godet biçiklistin në Podujevë

PodujevëPostuar: 12:19 / 18.07.2017

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se një veturë ka goditur nga pakujdesia biçiklistin në fshatin Gllamnik të Podujevës.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën VW Passat, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur një biçikletë që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor”, thuhet në raport të policisë.