Zejtarë e afaristë kërkojnë heqjen e taksës komunale për bizneset

PodujevëPostuar: 13:04 / 19.05.2018

Ekzekutivi i Prizrenit po e harton rregulloren e re për tarifat, ngarkesat dhe gjobat nga shërbimet dhe veprimtaritë komunale.

Ky akt komunal parashihet që të prezantohet para anëtarëve të KK-së gjatë muajit qershor.

Mirëpo përfaqësues të zejtarëve dhe afaristëve të Prizrenit kanë kërkuar nga zyrtarët e Ekzekutivit që ta marrin parasysh kërkesën për heqjen e taksës komunale ndaj bizneseve të kësaj komune, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë, që të dhënat financiare të Komunës së Prizrenit flasin se që nga fillimi i aplikimit të taksave komunale për bizneset janë arkëtuar vetëm gjysma e mjeteve të ngarkuara. Ndërsa me kalimin e viteve borxhet e bizneseve ndaj Komunës nga mospagesa e taksës komunale ka arritur shumën prej 6 milionë e 330 mijë eurosh

Shoqata e Zejtarëve dhe e Afaristëve të Prizrenit pak javë më parë ka njoftuar se kryetari i saj, Sami Dida, ka zhvilluar një takim me drejtorin e Financave, Ertan Simitçi dhe me këshilltarin e kryetarit për ekonomi, Visar Shehu, me ç’rast edhe ka iniciuar kërkesën për heqjen e taksës komunale ndaj bizneseve në Prizren.

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...