"Zvarritja e emërimit të drejtorëve vështirëson shërbimet komunale"

PodujevëPostuar: 10:50 / 12.02.2018

Drejtues të OJQ “Demokracia fillon këtu” kanë kritikuar kreun komunal të Podujevës, Agim Veliu, për zvarritjen e emërimit të drejtorëve të Ekzekutivit.

Nëpërmjet një shkrimi të postuar në rrjetet sociale, drejtori ekzekutiv Shemsi Jashari, ka thënë se zvarritja e emërimit të drejtorëve po ndikon në shërbimet që qytetarët duhet t’i marrin në Administratën komunale.

Për të është shumë e çuditshme pse nuk kompletohet Ekzekutivi komunal, shkruan sot “Koha Ditore”.

Jashari ka thënë gjithashtu se zgjedhja e kryesuesit të KK-së ishte një sfidë më e madhe se sa emërimi i drejtorëve, “ku nuk duhen vota të këshilltarëve, por vetëm vullneti i shefit”.

E arsyet e kësaj zvarritjeje, sipas drejtori ekzekutiv të “Demokracia fillon këtu” i di vetëm Veliu, i cili, siç thotë Jashari, ka pushtet absolut mbi strukturën partiake të LDK-së dhe po ashtu mbi strukturat qeverisëse në nivel të Komunës së Podujevës.

KamenicëKomente: 0 Kamenica emëron drejtorët e rinj, këta janë emrat 13:44 / 21.02.2018 Kryetari i ri i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili garoi nga Vetëvendosje por që dha dorëheqje nga partia pas përçarjeve brenda VV-së, ka emëruar drejtorët e rinj komunal.
Komente: 0 Dogana dhe ATK-ja për dhjetë vjet grumbulluan 12.55 miliardë euro 13:34 / 21.02.2018 Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), janë mbushësit kryesorë të Buxhetit të Kosovës. Për një dekadë të shtetësisë, këto dy institucione kanë vazhduar të janë kontribuuesit kyç të në grumbullimin e parasë publike.