Zyra e BE-së: Komuna e Podujevës ta lidhë objektin me shërbimet publike

PodujevëPostuar: 11:45 / 05.12.2017

Zyra e BE-së në Kosovë kërkon nga Komuna e Podujevës që objektin e ri të Administratës ta lidhë me shërbimet publike para se të bëhet pranimi teknik i tij.

Ndryshe, objekti nuk do të mundë të jetë gati për t’u transferuar administrata aty, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në përgjigjen e Zyrës së BE-së dërguar “Kohës Ditore” thuhet se për shkak të disa mangësive në objekt, është vonuar edhe përfundimi i tij.

“Punimet në ndërtesën komunale të Podujevës janë në fazën përfundimtare. Pas inspektimit të fundit teknik të objektit, janë vërejtur disa mangësi, prandaj kompania është e angazhuar në rregullimin e tyre para kryerjes së testeve të nevojshme për pranimin e përkohshëm të ndërtesës”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Megjithatë, një pjesë e objektit shihet se ende nuk ka përfunduar as fasada në pjesën e jashtme, ndërsa nuk është parë dikush se ka qenë duke punuar në pjesën e jashtme.

Në përgjigjen e zyrtarëve të BE-së, në Kosovë, thuhet se si parakusht për kryerjen e të gjitha testeve të domosdoshme, nevojitet lidhja e ndërtesës me shërbimet publike.

SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.