Policia jep detaje për vdekjen në Veri, viktima ishte pa dokumente

Mitrovica Ver.Postuar: 10:59 / 27.12.2017

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme një person është raportuar i vrarë në veriun e Mitrovicës. Në vendin e ngjarjes shihet personi i shtrirë në rrugë afër një veture të tipit "Ford Focus".

Zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës i Mitrovicës ka konfirmuar këtë rast për Indeksonline, duke thënë se ende nuk ka informacion më të hollësishëm rreth identitetit të viktimës si dhe rrethanat e këtij rasti.

“Nuk ka ende ndonjë informacion të hollësishëm, në vend të ngjarjes është edhe prokurori. Identiteti i viktimës ende nuk dihet pasi nuk ka asnjë dokumentacion me vete. Viktima është konstatuar pa shenja ku ende nuk është përcaktuar mënyra e vrasjes përveç gjurmëve të gjakut që ka në pjesën e stomakut. Jemi në pritje të institutit ligjor për ta marrë viktimën për procesin e autopsisë”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, gjitha rrethanat e këtij rasti janë ende të paqarta, për momentin janë në pritje të mbledhjes së dëshmive që çojnë në drejtim të identifikimit të vetë viktimës pranë së cilës gjendet edhe një veturë me dyer të hapura me targa të Krushevcit të Serbisë.