Policia konfiskon 135 kg marihuanë

Postuar: 14:46 / 13.09.2017

Policia e Kosovës bën të ditur se përmes një aksioni të koduar “Çelsi” ka arrestuar disa persona në fshatin Bibaj në magjistralen Ferizaj-Gjilan, duke i shkatërruar një grup kriminal që po shpërndanin 135 kilogram narkotik të llojit marihuan.

Policia e Kosovës përmes një konference për shtyp ka treguar se njësia për luftimin e narkotikëve, me datën 11 shtator na magjistralen Ferizaj-Gjilan gjegjësisht në fshatin Bibaj ka marr një aksion për ta kontrolluar një depo nën dyshimin se aty po përgatitje transportimi i drogës nëpërmes disa orendive./InfoKomuna/