Cilësia e ajrit në Prishtinë vazhdon të jetë e ndotur

PrishtinëPostuar: 11:08 / 18.01.2019

Cilësia e ajrit edhe këtë mëngjes vazhdon të jetë e ndotur.

Kështu, sipas matjeve të bëra nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ajri ishte i pashëndetshëm qysh në orën 08:00 të mëngjesit.

Matjet tregojnë që niveli i ndotjes ka arritur në 186 pmm, duke hyrë kështu në kategorinë i pashëndetshëm.

Kujtojmë se ajër i ndotur po thithet sidomos në kryeqytet tash e disa muaj, qysh nga rënia e temperaturave.