30 mijë fëmijë iu nënshtrohen kontrolleve shëndetësore në Prishtinë

PrishtinëPostuar: 11:26 / 14.09.2017

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se rreth 30 mijë fëmijë iu kanë nënshtruar kontrolleve të shëndetit.

“Sot për të katërtin vit me radhë prezantojmë rezultatet e vizitave sistematike shëndetësore në shkollat e Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

“Tashmë çdo fëmijë në shkollat Fillore të Prishtinës është kontrolluar së paku një herë. Mbi 30 mijë fëmijë i janë nënshtruar kontrolleve të shëndetit”.