37 aksidente në 2 orë e 30 minuta në Prishtinë

PrishtinëPostuar: 11:29 / 22.03.2018

37 aksidente janë raportuar gjatë ditës se sotme për vetëm 2 orë e 30 minuta.

Prej orës 7:00 deri në orën 9:30 të mëngjesit 37 aksidente kanë ndodhur në Prishtinë dhe në rrethinë.

Lajmin për aksidentet e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj.

“Në Drejtorinë Rajonale të Prishtinë janë raportuar 37 aksidente trafiku”, tha Ahmeti- Haziraj.

Sipas Ahmetit, 26 aksidente që janë raportuar kanë qenë me dëme materiale, ndërsa 8 aksidente me lëndime të lehta trupore.