Ahmeti nuk pret që votat me kusht t’ia rrezikojnë mandatin e dytë

PrishtinëPostuar: 23:07 / 19.11.2017

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe kandidati i Vetëvendosjes edhe për një mandat në kryeqytet, nuk e konteston fitoren. Ai nuk pret që numërimi i votave me kusht të përmbysë rezultatin në disfavor të tij.

Krahasimi i votave të tij Ahmetit në raport me ato të kundërkandidatit të tij, Arban Abrashi nga LDK është vetëm 307 vota. Në anën tjetër presin në numërohen rreth 1500 vota me kusht dhe rreth 100 vota me postë.

“Me një rezultat të ngushtë por po, jemi fitues. Jemi fitues edhe për një mandat”, ka thënë Ahmeti.

“Në qoftë se i marrim për bazë këto vota, janë vota të komisionareve dhe vëzhguesve që mund të përkthehen proporcionalisht baras në mes të dy kandidatëve. Në anën tjetër besoj se i kemi të sigurta votat e diasporës me postë. Pra nuk presim që të ketë përmbysje të rezultatit”, ka thënë Ahmeti në KTV. “Në rundin e parë unë kam pasur rreth 600 vota, Arban Abrashi rreth 500 vota, Selim Pacolli rreth 200 vota”, ka thënë ai.

Ahmeti ka përsëritur se Arban Abrashi nuk ishte vetëm në këtë garë, dhe se përpara e kishte gjithë qeverinë.

“Zyrtarisht ishte në koalicion me AAK-në, dhe e përkrahu edhe PDK-ja. Ishte një luftën speciale që është bërë për ta rrëzuar Vetëvendosjen në Prishtinë, sepse edhe mua më kanë thënë se nuk e kemi me ty por e kemi me Vetëvendosjen”, ka thënë Ahmeti.
 

PejëKomente: 0 Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës 12:20 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal në Pejë, mbajti sot takimin e radhës të rregullt, kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj, ku morën pjesë kryetari Gazmend Muhaxheri, Nënkryetarët, Drejtorët, mediat dhe qytetarët të interesuar, ku është debatuar për disa pika të rendit të ditës.