Ahmeti premton shkollë për Sofalinë në kryeqytet

PrishtinëPostuar: 11:17 / 17.11.2017

Banorët e Taslixhes në Prishtinë përkrahën fuqishëm kandidaturën e Shpend Ahmetit për mandatin e dytë në krye të Komunës së Prishtinës.

Sipas njoftimit nga Shtabi i tij Zgjedhor, ai shpalosi para tyre zotimet për këtë zonë dhe premtoi shkollë në Sofajli, rregullim rrugësh e trotuaresh.

“Me sistemin e ri të Trafikut Urban në Prishtinë, do të shtohet linja e autobusit për lagjen "Xhavit Ahmeti". Përveç kësaj, nëpër rrugicat e ngushta të kësaj zone do të vendosen pasqyra në udhëkryqe, si dhe do të rregullohet trotuari pranë bibliotekë “Hivzi Sylejmani”. Në këtë zonë do të shtohet edhe një shkollë re, në Sofali, me ç’rast do ta ndikojë në uljen e numrit të nxënësve në shkollën Gjergj Fishta”, citon njoftimi Ahmetin.