Aksident në fshatin Slivovë, e pësojnë tre persona

PrishtinëPostuar: 10:13 / 05.02.2021

Mbreme rreth orës 19:30 ka ndodhur një aksident në fshatin Slivovë në afërsi të Prishtinës.

Nga të dhënat e deritanishme bëhet e ditur se kanë mbetur të lënduar tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:30, në fshatin Slivovë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku një veturë e cila ishte në lëvizje, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Bazuar në të dhënat e deritanishme tre persona janë lënduar dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”./GazetaBlic/