Arrihet marrëveshje e përkohshme mes Komunës së Prishtinës dhe kompanisë “Pastrimi”

PrishtinëPostuar: 14:50 / 26.04.2019

Komuna e Prishtinës i ka ofruar ndihmë kompanisë “Pastrimi” me furnizim me naftë në sasi prej 4.000 mijë litra. Pas kësaj marrëveshje mirëkuptimi me furnitorin e furnizimit me derivate, mundësohet vazhdimi i operimit në ofrimin e shërbimit për qytetarët në grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave.

Për këtë marrëveshje janë deklaruar me anë të një njoftimi edhe vetë kompania regjionale “Pastrimi”.

“Ju njoftojmë se për shkak të gjendjes së vështirë financiare në të cilën gjendet Kompania KRM 'Pastrimi' SH.A- Prishtinë, me rastin e bllokimit të llogarive bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës KMDK-së, Kompania KRM 'Pastrimi' SH.A Prishtinë, i njofton qytetarët se pas Marrëveshjes së Mirëkuptimit me furnitorin e furnizimit me derivate, u mundësua furnizimi me naftë në mënyrë që të vazhdohet operimi në ofrimin e shërbimit për qytetarët në grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave".

Njëkohësisht edhe Komuna e Prishtinës ka ofruar ndihmë në furnizim me naftë në sasi prej 4.000 (katër mijë) litra.

"Kompania 'Pastrimi' shpreson të hasë në mirëkuptim nga ana e Kompanisë për Menaxhimin e Deponisë të Kosovës - KMDK-së në mënyrë që të zhbllokohen xhirollogaritë bankare të KRM 'Pastrimit' për funksionim normal të Kompanisë në ofrimin e shërbimeve për qytetarët veprimtari kjo me rëndësi të veçantë jetike", thuhet në njoftim. /InfoKomuna/