Banorët e lagjes së re në Prishtinë në hallë me mbeturinat e ndërtuesve
PrishtinëPostuar: 11:05 / 10.05.2019
Banorët e lagjes së re në Prishtinë, duket që kanë një problem me punëkryrësit e ndërtesave.
Ata po ankohen me punëtorët që hedhin mbeturinat nga ndërtesat ku punojnë. Thonë se rreth vendit ku zhvillohen punimet, nuk ka asgjë tjetër përveç mbeturinave.
Njëri nga banorët e kësaj lagje ka dërguar edhe një video në KosovaPress, ku shihet një punëtor duke gjuajtur mbeturinat nga katete e larta të ndërtesës, ndërsa, rreth saj shihet material dhe mbeturina që janë hedhur nga ndërtesa.