Çelaj: Unë nuk do të qeverisë nga Facebook-u

PrishtinëPostuar: 13:50 / 22.09.2017

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe kandidati për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, kanë vizituar bizneset në Prishtinë për të parë problemet me të cilat ballafaqohen dhe ndihmën që mund t’ua jap komuna.

Kreu i PDK-së tha se Prishtina ka nevojë për investime edhe me të mëdha pasi nuk është bërë asgjë sidomos nga kryetari i fundit nga i cili kanë pritur më shumë.

Veseli tha se është dashur të bëhet më shumë në trafik, në shteg për çiklistë dhe shumë punë tjera.

Ndërsa kandidati i PDK-së për kryetar, Lirak Çelaj, tha se nuk do të qeverisë me kryeqytetin nga Facebook-u siç ndodh aktualisht por do të jetë afër qytetarëve dhe bizneseve.

Ai tha se top prioritet do të jetë trafiku derisa premtoi edhe uljen e shumës për legalizime në 1 euro. /kp/Telegrafi/