Donacion nga IOM-i për Prishtinën, 80 shporta të mbeturinave

PrishtinëPostuar: 10:21 / 21.12.2018

Komuna e Prishtinës ka pranuar nga IOM donacion 80 shporta të mbeturinave (120 litërshe), të cilat janë shpërndarë nëpër shtëpitë e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve.

Gjithashtu, janë dhuruar edhe 3 shporta të mbeturinave (120 litërshe) për shkollën “Asim Vokshi”, shporta për hedhjen e cigareve dhe mbeturinave të xhepit, shtylla të ndriçimit, si dhe pasqyra konvekse që do të vendosen nëpër kryqëzimet e rrugëve me pamje të dobët. /InfoKomuna/