Hajvalia në terr, s'ka rrymë nga dje

PrishtinëPostuar: 17:19 / 11.12.2017

Qytetarë të Hajvalisë në Prishtinë kanë mbetur pa rrymë që nga mbrëmë.

Në fakt, ata kanë bërë të ditur për “Indeksonline” se sot kanë pasur energji, por vetëm për dy orë dhe pastaj është ndalur prapë.

Sipas lexuesve, KEDS ka ndalur rrymën në këtë pjesë dje nga ora 21:00.

Ata kanë bërë me dije se e kanë kontaktuar KEDS-in, por që ata janë arsyetuar se ka prishje.

Këta banorë të Hajvalisë që i janë drejtuar redaksisë së “Indeksonline” kanë paralajmëruar protesta dhe se do e bllokojnë rrugën Prishtinë-Gjilan.

Ata i kanë dërguar pamjet e Hajvalisë në terr. /Indeksonline/