Haradinaj dhe Ahmeti diskutojnë për Ligjin për Prishtinën

PrishtinëPostuar: 13:47 / 09.01.2018

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim sot kryeministrin, Ramush Haradinajn, ku diskutuan çështjet e interesit të përbashkët mes Komunës dhe Qeverisë.

Në takime të tilla, ku po marrin pjesë edhe drejtorët e ministrat, po shtjellohen probleme konkrete të qytetarëve të cilat mund të zgjidhen bashkërisht.

U bisedua për tema si Ligji për Prishtinën; bartja e Pallatit të Rinisë në pronësi të Komunës; Unaza e Qytetit; kogjenerimin e Termokosit; e të ngjashme.

Po ashtu, përfaqësuesit e Komunës dhe Qeverisë u dakorduan për krijimin e një Task Force për zhvendosjen e një pjese të administratës shtetërore në periferi të qytetit, duke filluar nga largimi i ATK-së, ashtu që atë objekt ta shfrytëzojmë si sallë koncertale apo pallat të operës.

Theks të veçantë në këtë takim kishte angazhimi për ngritjen e cilësisë në arsim, duke e lehtësuar punën edhe përmes udhëzimeve të reja administrative. /InfoKomuna/

PejëKomente: 0 Konfiskime armësh e municionesh në rajonin e Pejës 15:35 / 22.01.2018 Policia e Kosovës, ka shtuar aktivitetet për konfiskimin e armëve e të municionet pa leje në rajonin e komunës së Pejës, njofton kumtesa policore, transmeton Koha.net.
GjakovëKomente: 0 Lekaj e Gjini bisedojnë për projektet e përbashkëta 16:35 / 22.01.2018 Ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj ka pritur kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjakovës dhe kësaj ministrie.