Inspektorët e Prishtinës në aksion për kontrollimin e produketeve me afat të skaduar

PrishtinëPostuar: 10:38 / 26.04.2019

Komuna e Prishtinës njofton se inspektorët po vazhdojnë inspektimin e mallrave, për të kontrolluar afatet të qëndrueshmërisë, në mënyrë që të evitohet shitja dhe konsumi i artikujve me pa afat.

Siç thuhet në njoftim, mallrat pa afat asgjësohen, dhe lënda për biznesin dërgohet në gjykatë. Përvoja e deritashme tregon se dënimet nga gjykata për ekspozim të mallrave pa afat, janë të larta.

"Prandaj, iu bëjmë thirrje të gjitha bizneseve, që të kenë kujdes në këtë drejtim.
Inspektorët janë në terren vazhdimisht dhe do të ndërmarrin masa në të gjitha rastet e evidentuara!", theksojnë zyrtarët komunalë të Prishtinës /InfoKomuna/