Kandidatja më e votuar në listat zgjedhore të LDK-së në Prishtinë

PrishtinëPostuar: 13:50 / 19.10.2021

Kandidatja për asamble komunale të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeta Rafuna ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë në zgjedhjet komunale të mbajtura me 17 tetor.

Jeta përmes “Facebook”, ka bërë me dije se është kandidatja më e votuar femër në listat zgjedhore të LDK-së për Prishtinë.

Rafuna ka garuar në listën zgjedhore të LDK-së dhe ka mbajtur numrin #3.

Postimi i plotë i Rafunës:

Të dashur familjarë e miq,

Votues të mi besnik,

Përulësisht faleminderit për besimin që më dhatë dje!

Do të punoj edhe më shumë për qytetin tonë të zemrës, e besimin tuaj do ta kthej në përgjegjësi.

Është nderë të jem kandidatja grua, më e votuara nga radhët e LDK-së në Prishtinë!

Ju dua,

Jeta