Këta janë anëtarët e komisioneve nëpër ndërmarrjet publike komunale

PrishtinëPostuar: 15:38 / 18.01.2018

Komuna e Prishtinës ka mbajtur sot mbledhjen e parë e Kuvendit Komunal, ku u votua për Kryesuesin e Kuvendit, Komitetin për Politikë dhe Financa si dhe për caktimin e anëtarëve në komisionet e aksionarëve të Ndërmarrjeve Publike të Komunës së Prishtinës.

Nga 8 ndërmarrje publike për të cilat u vendos sot, 10 anëtarë janë të Lëvizjes Vetëvendosje.

-Ngrohtorja e qytetit “Termokos”, Sh.A.:
Nol Nushi
Arbenita Murseli

-Ndërmarrja Publike Banesore, Sh.A.:
Egzon Azemi
Qëndrim Sahiti

-Kompanija rajonale e mbeturinave “Pastrimi”, Sh.A.:
Sokol Berisha
Vjosa Hamiti

-Ndërmarrja publike “Hortikultura”, Sh.A.:
Valbona Ajeti
Leonora Shabani – Bajraktari

-Ndërmarrja publike “Trafiku Urban”, Sh.A.:
Adrian Berisha
Bukurie Canolli

-Ndërmarrja publike “Sport – Marketing”, Sh.A.:
Adelina Fazliu
Besnik Mujeci

-Stacioni i Autobusëve, Sh.A.:
Mirsad Vitia
Rifat Deri

-Prishtina Parking, Sh.A.:
Eman Rrahmani
Drilon Pireva.

Në mandatin e kaluar kur Vetëvendosja nuk e kishte shumicën në qeverisjen e Prishtinës, ka pasur shumë përplasje me partitë tjera rreth bordeve të ndërmarrjeve publike.

Në këtë seancë u zgjodh edhe kryesuesi i kuvendit komunal, Agim Kuleta nga Lëvizja për Bashkim.