Komuna e Prishtinës dështon në projektet kapitale infrastrukturore

PrishtinëPostuar: 10:02 / 24.09.2018

Komuna e Prishtinës ia kishte dedikuar mbi 7.5 milionë euro të buxhetit Drejtorisë më të rëndësishme të saj - Investimeve kapitale, por kjo e fundit përgjatë muajve të deritashëm të këtij viti ka dështuar ta kryente implementimin e projekteve që i janë besuar për këtë vit.

“Koha ditore” ka siguruar një dokument zyrtar buxhetor të Komunës së Prishtinës, në të cilin dëshmohet se Drejtoria e Investimeve Kapitale, deri në shtator kishte shpenzuar vetëm 11 për qind të buxhetit të përgjithshëm vjetor të saj.

Nga 12 projekte të mëdha kapitale, që ishin planifikuar të implementoheshin sivjet në kryeqytet, investime janë bërë në vetëm katër prej tyre pjesërisht.

Kështu, rezulton se vetëm 821 mijë euro janë shpenzuar gjithsej, deri në muajin shtator, nga buxheti i arkës prej 7 milionë e gjysmë eurosh që i kishte kjo drejtori, vetëm për projekte kapitale. Ndërsa, janë zotuar edhe 200 mijë euro të tjera.

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.