Komuna e Prishtinës jep donacion 38 automjete për FSK-në

PrishtinëPostuar: 14:48 / 03.02.2021

Nënkryetari Muhedin Nushi nga Komuna e Prishitnës së bashku me Rozafa Ukimerajn sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjës kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi.

Subjekt i këtij memorandumi është dhënia e donacionit prej 38 automjeteve jo funksionale që gjenden në autoparkun e Komunës së Prishtinës në Fushë- Kosovë, për nevoja të Qendrës Ndërkombëtare Trajnuese të Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në Facebook.

“Komuna e Prishtinës ka gjithmonë gatitshmërinë për dhënien e donacioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.