Komuna e Prishtinës me projekt për transformimin e tregut të Ulpianës

PrishtinëPostuar: 15:22 / 04.07.2019

Komuna e Prishtinës njofton se tregu në lagjen "Ulpiana" do të transformohet për të marrë pamje të re!

"Jo vetëm banorët e Ulpianës, por edhe shumë qytetarë të tjerë, pjesë të përditshmërisë e kanë furnizimin në tregun e Ulpianës. E në gjendjen që është momentalisht, është larg standardeve urbane, në çdo aspekt!", thuhet në njoftim.

"Por, sot jemi të lumtur të ndajmë lajmin se është shpallur fituesi i projektit ideor për dukjen e re të këtij tregu. Tash mund të vazhdohet me projektin kryesor zbatues në mënyrë që tregu i Ulpianës të shndërrohet në një treg modern që ofron kushte cilësore për qytetarët dhe afaristët që ofrojnë shërbime aty", theksohet më tej në njoftim. /InfoKomuna/