Komuna e Prishtinës me punëtori për strategjinë e turizmit

PrishtinëPostuar: 10:14 / 23.05.2018

Është mbajtur punëtoria njëditore lidhur me strategjinë e turizmin në Prishtinë, ku morën pjesë akterë të ndryshëm të këtij sektori.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte bashkimi i ideve mes sektorit publik dhe atij privat, për ta vendosur Prishtinën në hartën e destinacioneve turistike.

"Strategjia e Turizmit për Komunën e Prishtinës do të bazohet në metodologjinë e menaxhimit të destinacionit, me fokus në identifikimin, përcaktimin, vizatimin dhe përshkrimin e flukseve strategjike të vizitorëve brenda Komunës së Prishtinës", thuhet në njoftim. /InfoKomuna/