Komuna e Prishtinës: Pallati i Rinisë po rimëkëmbet

PrishtinëPostuar: 10:04 / 17.01.2019

Komuna e Prishtinës bënë të ditur se Pallati i Rinisë për një muaj e gjysmë, ka mbledhur të hyra rekorde.

Sipas njoftimit, janë paguar të gjitha pagat e punëtorëve dhe një pjesë e vogël të borxhit të Pallatit të Rinisë.

"Së shpejti do të paguhet i tërë borxhi, dhe fillojmë me projektet kapitale për renovimin e pjesëve të ndryshme të objektit. Pallati i rinisë, po rimëkëmbet!", thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /InfoKomuna/