Komuna e Prishtinës shënon Ditën Botërore të Infermierisë

PrishtinëPostuar: 14:38 / 10.05.2019

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Universitetin UBT kanë shënuar Ditën Botërore të Infermierisë me aktivitete të organizuara nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare.

Gjatë ditës në sheshin “Zahir Pajaziti”, studentët, mjekët familjarë dhe infermierët ofruan shërbime dhe këshilla të ndryshme mjekësore për qytetarë.

U promovua rëndësia e përcjelljes së shtypjes së gjakut, glikemisë, peshës trupore, saturimit dhe ngjashëm, nga të gjithë, e sidomos nga personat në moshë të shtyer dhe atyre me sëmundje kronike. /InfoKomuna/