Komuna e Prishtinës shënon Ditën botërore të shëndetit oral

PrishtinëPostuar: 15:33 / 20.03.2019

Dita Botërore e Shëndetit Oral u shënua me vizitën e fëmijëve të çerdheve të Prishtinës nga ekipet e stomatologëve të shërbimit stomatologjik të QKMF-së, me mbështetjen dhe bashkëpunimin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Universitetit UBT.

"Gjatë vizitës u bashkëbisedua me fëmijë për rëndësinë që duhet kushtuar shëndetit dentar, mirëmbajtjes dhe mënyrës të së ushqyerit shëndetshëm në mënyrë që të parandalojmë sëmundjet e ndryshme", thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /InfoKomuna/