Komuna ndërron gypat e stërvjetëruar të "Termokosit"

PrishtinëPostuar: 15:01 / 10.10.2018

Komuna e Prishtinës njofton se është duke bërë ndërrimin e gypave të ngrohtores së qytetit "Termokos" në vendet ku edhe është humbur më së shumti ngrohja.

"Ndërrimi i gypave të stërvjetëruar të Termokosit në pjesët ku është humbur më së shumti energjia termike".

"Kjo do të ndikojë në rritjen e kualitetit të ngrohjes për banorët e kryeqytetit", njofton Komuna e Prishtinës. /InfoKomuna/