Konfiskohen rreth 3 kilogramë drogë në një shtëpi në Matiqan

PrishtinëPostuar: 10:40 / 10.01.2018

Dy kilogramë e 896 gramë drogë e llojit marihuanë është konfiskuar pas bastisjes së një shtëpie në Matiqan të Prishtinës.

Policia e Kosovës njofton se të martën njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, në realizim të operacionit policor “Stop Drogave”, ka hasur në veturën e dyshuar të parkuar afër shkollës, i dyshuari me t’i vërejtur policinë ka ikur duke e lënë veturën aty.

Me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar 2896.2 gr (2 kg 896.2 gr) substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Po ashtu me urdhër të prokurorit është konfiskuar edhe vetura e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë e cal.7.65 mm, 6 fishekë të cal 7.65 .3 telefona, një Ipad dhe 11 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar ndërsa i dyshuari i parë së bashku me të dyshuarën tjetër (motrën e tij) gjenden ne arrati.

Komente: 0 ATK-ja mbyll 6 biznese të lojërave të fatit 15:08 / 23.01.2018 Administrata Tatimore e Kosovës-Divizioni i Lojërave të Fatit, javën e kaluar ka ndërmarr aksion dy ditorë në komunën e Prishtinës dhe Mitrovicës, me qëllim të identifikimit të subjekteve që ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit në mënyrë të...
LipjanKomente: 0 Ahmeti kërkon punë dhe angazhim maksimal nga shefat e sektorëve 10:37 / 23.01.2018 Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka zhvilluar sot një takim me shefat e sektorëve të komunës me qëllim të një kordinimi sa më të mirë në realizimin e detyrave të punës me të cilën ata janë të ngarkuar.