Kriteret për leje për shfrytëzim të hapësirës publike nga bizneset në Prishtinë

PrishtinëPostuar: 15:21 / 24.05.2018

Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, i njofton të gjithë të interesuarit se afati për të aplikuar për shfrytëzim të hapësirës publike nga lokalet afariste (sezoni veror) është deri më 1 qershor 2018.

Të gjithë të interesuarit për aplikim, duhet të kenë me vete dokumentacionin si në vijim:

- Projektin me dimensionet e hapësirës;
- Certifikatën e biznesit;
- Skicën e lokacionit;
- Kopjen e dokumentit të identifikimit.

Shfrytëzuesit e hapësirës publike gjatë sezonit dimëror, nuk mund të pajisen me leje për shfrytëzim gjatë sezonit veror, pa e paguar tarifën për sezonin paraprak. Të gjitha lejet që do të jepen nga Komuna e Prishtinës, do të jenë në përputhje me rregulloret komunale, si për shfrytëzim gjatë sezonit veror, ashtu edhe gjatë sezonit dimëror.

Vërejtje: Kufijtë e hapësirës publike për të cilën kanë të drejtë të aplikojnë për shfrytëzim pronarët e lokaleve, nuk mund të jenë më të gjerë sesa muret ekzistuese të lokalit. Secili aplikues, duhet që në aplikim ta definojë shtegun e lirë për këmbësorë, me gjerësi 1.5 metra. Po ashtu, hyrjet e ndërtesave duhet të mbeten të lira. /InfoKomuna/