Lëshohet për qarkullim rruga "Fehmi Lladrovci" në Prishtinë

PrishtinëPostuar: 13:30 / 23.04.2018

Komuna e Prishtinës thekson se në afat rekord, për 5 ditë pune, ka përfunduar rregullimi i njërit kah të rrugës “Fehmi Lladrovci”, pjesa nga Rrethi i Flamurit deri tek rrethi i spitalit.

Sipas njoftimit, tani rruga është e gatshme për qarkullim, dhe menjëherë fillojmë punimet në kahun tjetër.

"Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin e treguar, që po i shfrytëzojnë edhe rrugët alternative, duke i evituar kolonat e mundshme në atë pjesë të kryeqytetit", thuhet në njoftimin e komunë së Prishtinës. /InfoKomuna/