Me dokumente të falsifikuara kërkon para në bankë

PrishtinëPostuar: 10:41 / 17.11.2017

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi ka tentuar që me dokumente të falsifikuara të tërheqë para nga një bankë në Prishtinë.

Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e të arrestuarit dhe një të dyshuari tjetër që gjendet në arrati, ka gjetur dhe sekuestruar katër letërnjoftime false, një kartelë bankare, tri libreza të veturave, dy kontrata kredie, dy telefona, një revole dhe disa dokumente tjera të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.