Miratohet plani rregullues për "Prishtinën e Re"

PrishtinëPostuar: 14:20 / 05.07.2019

Me 25 vota për 5 kundër dhe 3 abstenime, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar planin rregullues të hollësishëm për tërësinë urbane "B" të lagjes "Prishtina e Re" – Zona Lindje, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa 30 për 2 abstenime 1 kundër, Kuvendi Komunal i Prishtinës kaloi propozim-vendimin për lënie në shqyrtim publik të projekt dokumentit të Planit rregullues të hollësishëm për zonën “Mati 1”, vazhdimi i rrugës “B” (Bahri Fazilu), pjesa jugore.

Kuvendi komunal e Prishtinës gjithashtu me 29 vota për ka kaluar propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim të stadiumit të futbollit në Hajvali, Federatës së Futbollit të Kosovës, propozim ky i dhënë nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi. 

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...