Në Bulevardin "Bill Clinton" vendosen shtyllat antipark

PrishtinëPostuar: 09:47 / 16.10.2018

Komuna e Prishtinës bën të ditur se në Buoevardin "Bill Clinton" ka liruar trotuarin për këmbësorë i cili ka qenë thuajse i pakalueshëm nga parkimi i veturave në të.

"Në Bulevardin 'Bill Clinton', përveç grilave që parandalojnë kalimin e rrugës në vend të gabuar, u vendosën edhe shtyllat antipark, në mënyrë që trotuari të jetë i lirë për këmbësorët", thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /InfoKomuna.