Në Prishtinë afro 1.500 të papunë të regjistruar për një vit

PrishtinëPostuar: 10:52 / 15.02.2019

Numri i atyre që kërkojnë çdo ditë punë nuk është i vogël. Bile, prej tyre ka edhe që kanë përfunduar studimet postdiplomike-master.

Udhëheqësi i Zyrës së punësimit, Zylkifli Obërtinca, ka thënë se gjatë vitit 2018 për Komunën e Prishtinës janë regjistruar 1.477 punëkërkues. Shumica prej tyre të gjinisë femërore, shkruan sot Koha Ditore.

“Sipas të dhënave nga Sistemi Informativ i të Dhënave (SIMP), numri i punëkërkuesve-personave të papunë- të rinj, të regjistruar gjatë vitit 2018 është 1.477. Prej tyre, femra janë 798, ndërsa meshkuj 679”, ka thënë Zylkifli Obërtinca.

Sipas tij, më së shumti punëkërkues kanë qenë me shkollë profesionale.

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.