OSHP-ja e kthen në rivlerësim tenderin për rekuizita sportive

PrishtinëPostuar: 10:24 / 18.07.2017

Komunës së Prishtinës i është kthyer në rivlerësim tenderi për furnizime të shkollave me rekuizita sportive.

Gjykata e Tenderëve ka vlerësuar se Autoriteti Kontraktues (Komuna e Prishtinës) nuk ka vepruar konform nenit 72 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP) për të kërkuar sqarime shtesë rreth disa kontratave të operatorit ekonomik ankues, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) thuhet se është aprovuar pjesërisht si e bazuar ankesa e operatorit ekonomik “Vlora&NT Agimi DE”-Prishtinë, lidhur me aktivitetin e prokurimit “Furnizimi i shkollave me rekuizita sportive” me nr. të prokurimit: 616-17-175-121, iniciuar nga AK-Komuna e Prishtinës.

Me të njëjtin vendim është anuluar edhe njoftimi për dhënie të kontratës i AK-Komuna e Prishtinës dhe lënda është kthyer në rivlerësim.

“Autoriteti kontraktues në afat prej 10 ditësh duhet ta informojë me shkrim panelin shqyrtues për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me këtë aktivitet të prokurimit”, thuhet në vendimi e OSHP-së.